Njëqind infermier/e të profileve të ndryshme e kanë filluar sot punën në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ju dëshiroi atyre mirëseardhje dhe punë të mbarë.
“Është kënaqësi e madhe që po punësoheni në QKUK dhe nuk keni pasur nevojë të shkoni jashtë vendit, ju jeni shumë të rëndësishëm për pacientët”, citohet të ketë thënë Sejdiu.
Po sipas njoftimit, ai kërkoi angazhim maksimal nga ta, me qëllim që pacientëve të ju ofrohen shërbime sa më kualitative.
Sipas tij, në QKUK do të ketë edhe konkurse të tjera për punësim të infermierëve të profileve të ndryshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...