Në Drenas, për mungesë licence dhe në afërsi të shkollave, Inspektorati mbyll 26 lokale të lojërave të fatit.
“Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma, janë bërë inspektime dhe pas verifikimit, janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në një aksion, të udhëhequr nga Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Drenasit, mbrëmjen e të premtes janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit.
“Aksioni është zhvilluar në Drenas dhe Komoran, Tërstenik, Arllat, dhe në fshatra të tjera, pas verifikimit, mungonin licencat e punës por edhe zhvillohej në vendet ku ndalohet me Ligj, i cili përcakton ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave. Mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore”.
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren
Dheu i Bardhë: Konfiskohen mbi 122 mijë euro dhe valutë e hu...
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së