Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe ajo e Syve kanë ndërprerë përfundimisht grevën.
Grevën e nisur nga kirurgët në dhjetor të vitit të kaluar, e kanë ndërprerë përfundimisht edhe dy klinika të QKUK-së. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Dr. Zejnë Buja, ka thënë se greva është ndërprerë sot, shkruan Gazeta Shneta.
“Po, ju konfirmoj se greva është ndërprerë sot përfundimisht. Ka qenë vendim i të gjithë stafit për ndërprerjen e grevës”, ka deklaruar Buja.
Ndërsa drejtori i Klinikës së Syve, Dr. Florim Zejnullahu, ka deklaruar se ambulancat specialistike janë duke punuar normalisht, ndërsa sallat nuk janë në funksion por jo për shkak të grevës.
“Sallat nuk janë në funksion për shkak të renovimeve që po bëhen në klinikë. Janë duke u ndërruar dritaret dhe derisa të pastrohen hapësirat nuk do të punohet”, ka bërë të ditur Zejnullahu.
Kujtojmë se nga greva janë tërhequr edhe Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Ortopedia, ndërsa aktualisht në grevë mbeten Kirurgjia Abdominale, Kirurgjia e Fëmijëve, ORL dhe Kirurgjia Maksillofaciale.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...