Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Edmond Hoxha.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i parlamentit Kadri Veseli, i cili edhe i shprehu ngushëllime familjes së heroit, shkruan portali arbresh.info.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e lokes Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha. Një nënë e madhe, që do të mbetet përgjithmonë emër i nderuar në historinë e lirisë sonë”, shkruan Veseli.
Kujtojmë se Edmond Hoxha u vra nga forcat okupatore të regjimit serb më 31 janar 1997 së bashku me Zahir Pajazitin e Haki Zejnullahun në Pestovë të Vushtrrisë.
Atij iu akordua medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari më 31 janar 2018 nga presidenti i Kosovës./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...