Mustafa ua uron qytetarëve Bajramin

14:40 | 11 Gusht 2019
A Z

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Kurban Bajramin.

Mustafa ka thënë se festat tona fetare i thyejnë kufijtë ndërmjet nesh, si  kufijtë politik, social; mosdurimet dhe mospërfilljet.

“Solidarizohemi me njëri -tjetrin dhe kuptohemi më mirë. I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri.

“Për barazi! Frymë kjo, e cila meriton ta kultivojmë edhe atëherë kur nuk kemi festa.  Me fat Festa e Bajrami”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale