Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton të rënët në Masakrën e Reçakut, në 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.
Sot 20 vjet më parë, banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga forcat e regjimit serb dhe 45 banorë të pa armatosur të këtij fshati u masakruan pamëshirshëm po të njëjtin mëngjes. Të nesërmen, shefi i misionit të OSBE-së William Walker, pas një vizite nga afër, kishte deklaruar, “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit!”
15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës. Kjo ditë, poashtu, i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe planeve të tij fashiste, duke shënuar kështu kthesën e madhe të çasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij regjimi që rezultoi në bombardimet e NATO-s 78 ditë rresht.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...