Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas takimit me grupin parlamentar, ka folur për deputeten e kësaj partie, Teuta Rugova, dhe për zëvendës kryeministrin Dardan Gashi.
Zëvendëskryeministri Gashi ditë më parë në një intervistë dhënë për KTV kishte deklaruar se në Qeveri ai e përfaqëson votën e Teuta Rugovës, vajzës së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, deputete e LDK-së.
Për ish kryeministrin Mustafa, Dardan Gashi është një sekser dhe nuk do të lejohet që një deputete e LDK-së të jetë objekt i sekserizmit.
“Ne jemi parti më demokratike sesa janë tjerët dhe kemi kultivu relacione të brendshme deri te dhënia e lirisë deputetëve të votojnë, qysh u takon me kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit. Nëse Dardan Gashi thotë së është sekser, atëherë ne nuk guxojmë të pranojmë që një deputete e një familjes së nderuar të jetë objekt i sekserizmit. Është përgjegjësi e tyre edhe Dardan Gashit që thonë se e përfaqëson një votë të LDK. Asnjë votë të LDK nuk e përfaqëson Dardan Gashi”, tha Mustafa në konferencën për media.
Deputetja Teuta Rugova ishte e pranishme në takimin e sotëm të grupit parlamentar të LDK-së me kryetarin dhe nënkryetarët e partisë.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë