Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur kundër ardhjes së këngëtares serbe Svetlana Raznatovic – Ceca në Kosovë.
Musliu u ka bërë thirrje institucioneve që atë mos ta lënë të futet në vend, përcjell Klan Kosova.
“Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re! Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës”, ka shkruar Musliu në Facebook.
“Ceca nuk po vjen të prezantojë art ne Kosovë por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoi bashkëshorti i saj. Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e Kriminelit të hyjë në Kosovë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...