Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka mbajtur mbledhjen e planifikuar si e fundit në rast se Kuvendi shpërndahet të enjten.
Me propozimin e kryetarit të Komisionit, Visar Ymerit, anëtarët me unanimitet kanë votuar pro miratimit të draft raportit të punës, shkruan arbresh.info
Ymeri ka thënë se Komisioni në mandatin e ardhshëm do të vazhdoj punën e mbetur.
“Krejt çka mund të bëjmë është ne miratojmë punën tonë të deritanishme dhe në rast se shkojmë në zgjedhje atëherë t’i lihet hapësire deputetëve që në mandatin e ardhshëm të formojnë komisionin dhe të vazhdoj punën aty ku ne e kemi lënë”, ka thënë ai.
Ndërsa anëtari i këtij Komisioni, Haxhi Avdyli ka kërkuar që të hetohen lidhjet e te gjithë keqpërdorimeve me politikën.
E anëtari tjetër, Bekim Haxhiu ka kërkuar trajtimin e dhënies së sponsorizimëve, shkollimit dhe kontratat.
“Dhënin ka kritere të sponsorizimëve, reklamave, shkollimi i panevojshëm i kuadrove të PTK-së, disa nga ta që janë shkolluar nga Telekomi i Kosovës vazhdojnë të punojnë në Universitetet Publike dhe Private ne vend, nuk janë të përfshira kontratat të konsideruara si të dëmshme nq qirave dhe antenave.”, ka thënë ai.
E Albulena Haxhiu ka propozuar që dokumentet e siguruara të i ofrohen Prokurorisë për hetime.
“Në fillim te raportit përmenden edhe dy kontrata të tjera, ne tekst nuk pash raport të detajuar. Nëse pajtoheni unë propozoj që të gjitha dokumentet që i posedojmë të ia ofrojë Prokurorisë dhe të tregojmë se nuk janë të miratuara nga Kuvendi i Kosovës por që janë fakte”, ka thënë ajo.
Armend Zemaj ka thënë se në këtë ndërmarrje ka të punësuar njerëz që lidhen me krimin.
“Nëse i shihni listat e punëtorëve ka edhe njerëz që janë të lidhtë me krimin, të lidhura me vepra kriminale e kjo duket se i ka shërbyer dikujt për interesa personale”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i Komisionit ka thënë se bazë të raportit të gjitha keqpërdorimet nuk do të mund të ndodhnin pa përkrahjen e politikës.
“Këto kontrata po i bie se janë nënshkruar më shume për interesa të kompanive sesa atyre të Telekomit pasi ndërmarrja do të mund të funksiononte edhe pa to. Ne e dimë se te gjitha këto nuk do të mund të ndodhnin nëse nuk do të kishin përkrahjen nga politika”, ka thënë Ymeri.
Ndryshe arbresh.info gjatë kësaj jave ka publikuar disa nga sponsorizimet dhe shpenzimet që ka bërë Posta dhe Telekomi i Kosovës gjatë viteve.
Janë publikuar mijëra euro të ndara për realizimin e klipëve të këngëtarëve të ndryshëm, salloneve të bukurisë dhe humoristëve./Arbresh.info/
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash