Është publikuar raporti i vlerësimit të “Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave” (ODRA), nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Në kuadër të kësaj konference është bërë edhe prezantimi i portalit të ri kombëtar për të dhëna të hapura.
Hapja e të dhënave është vlerësuar të jetë shumë i rëndësishëm në rritjen e transparencës.
Më këtë rasti, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar ka thënë se hapja e të dhënave përveç që forcon transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, sipas tij, sjell edhe shumë përfitimet për qytetarët, bizneset dhe sektorin publik.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do të jetë e lehtë, por ministria po punon me Qeverinë dhe shoqërinë civile që të bashkëpunoj për publikimin e të dhënave.
Ndërsa, Amparo Ballivian, eksperte e të dhënave të hapura, ka thënë se Kosova është zotuar që të punojë në publikimin e të dhënave.
Sipas saj publikimi i të dhënave të hapura çon në një qeverisje efikase, më transparente si dhe kthen besueshmërinë e qytetarëve, derisa shton se njerëzit mendojnë për të dhënat e hapura si transparencë por nuk mendojnë për përfitimet e tyre.
Kurse, Drejtori i Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, Kujtim Gashi, ka deklaruar se Kosova ka treguar gatishmëri për hapjen e të dhënave derisa shtonë se në këtë proces ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe shoqëria civile.
Gashi ka shtuar se kjo është një nismë globale e ish-presidentit amerikan, Barack Obama duke shtuar se tash Qendra e të Dhënave është mjaft e avancuar.
Sipas tij, të gjitha institucionet kanë qasje në qendrën shtetërore të të dhentave, për të cilën ka thënë se janë në koordinim me të gjitha institucionet për t’ju sqaruar mënyrën e publikimit të të dhënave.
Kurse, Blerina Ramaj nga Open Data Kosova, ka theksuar se nëse ka vullnet nga Qeveria e Kosovës, atëherë publikimi i të dhënave do të jetë me i lehtë.
Ajo po ashtu ka thënë se kanë ofruar asistencë teknike, që rezultatet të publikohen në kohë të caktuar nga institucionet.
Edhe drejtoresha e FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka thënë se nga përvoja e tyre rezulton se institucionet që nuk kanë dhënë qasje në dokumente kanë rezultuar se nuk e kryejnë punën si duhet.
Drejtoreshë e STIKK, Vjollca Çavolli, ka theksuar se rëndësia e të dhënave të hapura është aq e rëndësishme, sa sipas saj, është për t’u habitur se si institucionet qeveritare nuk i japin rëndësinë e duhur.
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe