Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur në favor të zhvillimit të një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë si parakusht që të rikthehet besimi i kosovarëve në këtë sistem.
“Mënyra se si të bëhet ky proces është duke u shtjelluar në kuadër të reformave të nisura nga Ministria e Drejtësisë. Është nje proces tejet delikat dhe jam shumë i interesuar që të mos jetë proces i politizuar. Kosova do ta di saktë se cili do të jetë drejtimi që do ta marrë në këtë proces në qershor të vitit të ardhshëm”, ka thënë Tahiri në emisionin n’Shesh të RTK-së.
Ai ka thënë se që nga ardhja në krye të Ministrisë së Drejtësisë është përkushtuar në marrjen e reformave që do të krijonin një sistem të drejtësisë kredibil dhe të aftë për të përmbushur kerkesat e qytetarëve në mënyrë të pavarur dhe profesionale./RTK/
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...