Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit për autostradën e Dukagjinit, që shënon edhe fundin serisë së debateve publike për këtë projekt.
Ministri Lekaj shtjelloi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi prizrenasve se të gjitha sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes.
I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë.

Pjesëmarrësit e këtij debati u informuan në detaje për projektin nga kompania projektuese, kurse me sugjerimet e tyre, dhanë kontributin në kompletim të projektit që ai të jetë sa më në shërbim të qytetit të tyre dhe zhvillimit të Kosovës. Ata u shprehën falënderues që për herë të parë u është dhënë mundësia të jenë pjesë e procesit projektues të një projekti kaq të rëndësishëm, thuhet në komunikatë.
Autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret pan evropiane. Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Autostrada e Dukagjinit do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vite./Arbresh.info/
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...
Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 t...
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...