Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, si rrallë herë ka postuar një fotografi familjare në faqen e tij në facebook.
Por, këtë herë, kjo fotografi duket se simbolizon diçka të veçantë për ministrin Ismaili.
Është tre vjetori që kur ai kishe përfunduar shkollimin e tij në SHBA.
“3 vjet më parë, me Arizonën, Omerin dhe Umën, në përfundim të një udhëtimi të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar ministri Ismaili.
Ndryshe, ministri Ismaili studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit./arbresh.info

Parashikimi i motit për sot
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë