Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa mbi bazën e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me qëllim të intensifikimit të reagimeve kundër krimit të organizuar.
Drejtori i Përgjithshëm informoi ministrin mbi masat e ndërmarra në fushën e rendit dhe sigurisë publike.
Ministri Mustafa i siguroi Policisë së Kosovës mbështetjen e plotë në realizimin e detyrave operacionale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të fenomeneve të cilat po cenojnë sigurinë publike në Kosovë si dhe po shqetësojnë qytetarët dhe opinionin publik.
Në këtë kuadër ministri kërkoi prezencë më të madhe policore dhe rezultate konkrete në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe në identifikimin e personave të përfshirë./
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...