Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka treguar se objekti i Gërmisë, që gjendet në qendër të Prishtinës nuk do të rrënohet. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marr Qeveria e Kosovës.
Gashi në DPT të Fidani në T7 ka thënë se tashmë ky objekt është futur në listën e objekteve që janë të mbrojtura me ligj.
“ Ky objekt as nuk do të rrënohet e as nuk do të ndryshohet. Ai do të mbetet ashtu siç është. Tashmë objekti i Gërmisë është pjesë e objekteve të mbrojtura dhe i përket trashëgimisë kulturore”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se objektin nuk mund ta rrëzoj Komuna e Prishtinës.
“ Komuna nuk mund ta rrëzoj. Po ashtu nuk mund të ndërtojë sallë koncertale e asgjë tjetër”.
Gashi ka thënë se objekti i Gërmisë ka vlerën e 40 milionë eurove.
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...