Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i kontaktuar nga Gazeta Express nëse Ceca ka marrë leje nga dikasteri që e udhëheq për të mbajtë nesër koncert në veri të Mitovicës, tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë këngëtarja dhe sipas tij hyrja duhet t’i ndalohet.
Javë më parë Express ka raportuar se asnjë sportisë nga Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga Federata jonë. Ndërsa, fatin si të sportistëve mund ta ketë edhe këngëtarja e njohur serbe Ceca. Kujtim Gashi po bën thirrje te organet e sigurisë që ta ndalojnë hyrjen e saj.
“Ministria i bën thirrje doganave dhe policisë që mos të lejojnë hyrjen e këngëtarëvë për të mbajtur koncerte të kësaj natyre”, tha Gashi.
Sidoqofte, vetë Ceca ka deklaruar se ndjehet e lumtur për koncertin e nesërm në Veri.
Koncerti pritet të jetë pjesë e protestave kundër taksës 100% dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë.
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...