Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ditë më parë kishte bërë të ditur që Shakira është këngëtarja e mundshme që o të performojë në hapjen e urës së Ibrit.
Bahtiri kishte konfiruar se asaj i është bërë ftesë zyrtare vetëm se pritet përgjigja e menaxhmentit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një intervistë për media, ka thënë që përfaqësues të ekipit të tij dhe menaxhmentit të Shakirës janë ende në bisedime për çështjen e koncertit.
“Ardhja e saj pa pagesë është një dëshirë e shprehur nga kryetari Bahtiri, por unë nuk besoj se mund të ndodh diçka e tillë, pasi çdo gjë ka koston e vet. Mirëpo, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim edhe me donatorët, të përmbushim çdo aspekt ekonomik, që të mundësojmë ardhjen e saj në Kosovë”, tha Pacolli.
Madje, Pacolli është shprehur i gatshëm të ofrojë aeroplanin e tij privat ashtu sikurse për Duan dhe Ritën.
“Edhe nëse është këngëtarja ajo që vendos të vijë pa pagesë, ka plot shpenzime që duhet mbuluar menaxhmentin e saj, duke llogaritur këtu orkestër dhe gjithë stafin e nevojshëm. Ndërkohë për udhëtimin nuk është edhe shumë problem, pasi si për Duan dhe Ritën, jam i gatshëm që të ofrojmë udhëtimin me aeroplanin tim privat”, ka theksuar Pacolli.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...