Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të shumta me interes të veçantë për zhvillimin e politikave rinore në vendin tonë.
Gjatë kësaj vizite ministri Gashi ka takuar drejtorin e përgjithshëm të YMCA-së, në SHBA Paul McEntire, me ç’rast janë dakorduar që programet e kësaj organizate për të rijnë të shtrihen edhe në Kosovë.
Po ashtu ministri Gashi sot gjatë ditës ka takuar edhe komunitetin shqiptar në Chicago, të cilët janë shembull i angazhimit dhe punës në SHBA por edhe i atdhedashurisë për vendin.
“Sa herë që udhëtoj jashtë Kosovës nuk kthehem pa i takuar vëllezërit tanë kudo që janë e punojnë. Ata me të vërtetë të bëjnë krenar me sukseset dhe punën e tyre. Një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm dhe me klubin ‘Street Eagles’ e zhvillova edhe në Çikago të ShBA-ve. Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat: sport, kulturë, biznes“, ka shkruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në faqen e tij në Facebook.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime