Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka takuar sot gjeneralin Tod D. Wolters që njëherit është edhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë(SACEUR)
Berisha ka thënë se Gjeneralin Wolters e ka njoftuar me zhvillimet në Ministrinë që ai drejton dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Berisha është shprehur se gjeneralin e ka njoftuar për përbërjen multietnike të FSK-së.
“Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Ministri Berisha.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...