Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha.
Gjatë takimit, Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.
Ministri Berisha siguroi presidentin Meta se me ndryshimet ligjore të fundit për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nuk realizohet thjesht dhe vetëm ndryshimi i emërtimit por garantohet ndërtimi i një Force multietnike, profesioniste, të mirëpajisur dhe me kapacitete, e aftë për të marrë përgjegjësitë e Kushtetutës së Kosovës, për sovranitetin dhe sigurinë e vendit, njofton kumtesa.
Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.
“Inkurajoj institucionet dhe aktorët kryesorë të Kosovës për vijimin e dialogut, konsultimeve dhe bashkëpunimit me SHBA, BE, NATO-n dhe vendet e rajonit. Shpreh besimin se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, përveç garantimit të sovranitetit të vendit do të kontribuojnë edhe për paqen e stabilitetin e rajonit”.
Në fund të takimit Presidenti Meta, vlerësoi përpjekjet e Ministrive të Mbrojtjes të dy vendeve për të përmirësuar e forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke realizuar projekte te përbashkëta në emergjencat civile, arsimimin, stërvitjen dhe sigurinë kibernetike.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media