Hulumtuesi i lartë i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, e ka komentuar vizitën e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, në Kosovë duke thënë se mesazhet e tij ishin të qarta.
Murati ka theksuar se pas deklarimeve të kancelarit Kurz se disa shtete ende kanë skepticizëm për liberalizimin e vizave, institucionet e Kosovës dhe drejtuesit e tyre duhet a duhet t’ua përmirësojmë jetën e qytetarëve.
Sipas tij, lobimi kryen punë, por jo sa veprimet konkrete për rend, ligj e mirëqenie sociale.
“Mesazhet e kancelarit austriak Sebastian Kurz ishin të qarta: nga shumë shtete të BE-së ka skepticizëm edhe për ekzistimin (të ardhmen) e BE-së, e lëre më për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo çka duhet të bëjmë tani është të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, t’u ofrojmë jetë të dinjitetshme, me arsim cilësor, shëndetësi funksionale e mbi të gjitha siguri për jetë e ekzistencë. Kjo është detyrë e përbashkët. Lobimi kryen punë, por jo sa veprimet konkrete për rend, ligj e mirëqenie sociale”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”./arbresh.info./
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...