“Ne duhet të shohim se si do të rifillojmë dialogun. Unë kam folur me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj”, tha Merkel, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.
Merkel ka folur edhe për takimin e Parisit, duke thënë se janë duke punuar ende për një gjë të tillë.
“Ne kemi ofruar një takim në Paris, dhe jemi duke punuar ende për të “, ka shtuar kancelarja gjermane.
Ajo ka thënë se vendosja e taksës nga Kosova për produktet serbe ka krijuar paqartësi rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Merkel ka deklaruar se taksa ka zmbrapsur dialogun dhe ka mundësuar ndonjë progres dhe ka thënë se për këtë gjë kishte folur me krerët shtetërorë në takimin e 29 prillit në Berlin.
Për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Beograd të hënën ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili është zotuar se në bashkëpunim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të rinisin dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë një takim i mundshëm thuhet se do të mbahet në fillim të vjeshtës, fillim i shtatorit apo eventualisht në tetor.
Në këto përpjekje për rinisjen e dialogut edhe SHBA-të janë shprehur të gatshme për implikim direkt.
