Gazeta serbe “Blic” shkruan se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Makron gjatë takimit në Berlin janë angazhuar që të përfshihen personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Makron gjatë takimit në Berlin janë angazhuar që të përfshihen personalisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kur Kosova të pajtohet për të pezulluar përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, mëson “Blici” serb nga burime diplomatike.
Dyshja më e fuqishme evropiane, sipas burimit ‘Blic’ gjatë takimit joformal të liderëve rajonalë të mbajtur në Berlin më 29 prill mori përsipër historinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net
“Ata e përmendën mundësinë, që nëse taksa që është të vendosura mbi mallrat serbe do të pezullohet për gjashtë apo katër muaj, Merkel dhe Makron në këtë rast personalisht do të hyjë në një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Siç mund të shihet nga zhvillimet e mëtejshme të marrëveshjes, duket se kjo ofertë nuk është pranuar – thotë burimi “Blica” nga qarqet diplomatike.
Takimi i radhës që u dakordua në Berlin, do të mbahet më 1 korrik në Paris, në mënyrë që të ketë përpjekje përsëri për gjetjen e një zgjidhje për të vazhduar dialogun.
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...