Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, komuna e Kamenicës do t’i mbyllë disa shkolla
Shkolla fillore e fshatit Meshinë nuk hapi dyert këtë vit për nxënësit.
Kjo sepse në këtë zonë kishin mbetur vetëm 3 nxënës, dhe kështu komuna e Kamenicës mori vendim që këta nxënës t’i bartë deri në shkollën e qytetit.
Nxënësit që kishin për të vijuar mësimin në shkollën e fshatit ishin të familjes Bucolli.
Fitim Bucolli, anëtar i kësaj familje dhe ish-nxënës në këtë shkollë thotë që kushtet e vështira kanë bërë qe këtu të mos fillojë mësimi më.
https://www.youtube.com/watch?v=w790HtIckA0
Kështu që shkolla e dëmtuar e këtij fshatit mbetet e mbyllur.
Por edhe disa të tjera në këtë komunë do ta kenë fatin e njejtë.
Paralelja e shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Lisockë të Komunës së Kamenicës, numëron vetëm 12 nxënës.
Drejtori i shkollës, Qemajl Biçku, përmes telefonit për T7 ka thënë që në shkollën “Skënderbeu” nuk është investuar asnjëherë nga ana e komunës.
Ndërkaq, ishte pikërisht kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati që ditë më parë kishte vizituar shkollat e kësaj zone të cilat i ka gjetur mbyllur.
Për këtë kryetari i Kamenicës thotë që janë iniciuar masat disiplinore mbi stafin përgjegjës të këtyre shkollave.
Në qytetin e Kamenicës përgjatë viteve, në fshatrat e Malësisë janë mbyllur një numër i shkollave, për shkak të numrit të vogël të nxënësve dhe kushteve të vështira në të cilat zhvillohej mësimi.
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...