Nuk janë vetëm mjekët ata të cilët e kanë keqpërdorur orarin e punës në qendrën më të madhe spitalore në vend, QKUK.
QKUK-ja muajve të fundit, ka evidentuar edhe shumë punonjës që nuk kanë respektuar orarin, raporton KTV.
Për 4 muaj rresht, Komisioni për Kontroll të Brendshëm vetëm kishte monitoruar hyrje-daljet e të gjithë atyre që punojnë në QKUK.
Pasi kishte parë që shumë persona nuk po e respektonin orarin e punës, ky komision që nga korriku, ka nisur të ndërmarrë masa ndaj atyre që nuk e kanë respektuar orarin e punës.
Ky komision gjithashtu ka siguruar 20 video, ku shihen persona të cilët kanë pasur 2 e më shumë kartela duke i keqpërdorur ato.
Ndonëse Fakir Spahiu, kryesues i Komisionit për Kontroll të Brendshëm pranon se mosrespektimi i orarit të punës në QKUK viteve të fundit ka qenë i madh, ai thotë se më nuk do të lejojnë që kjo dukuri të vazhdojë.
Derisa thekson që në dy muajt e fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.
Së fundi ishte vetë drejtori i SHKUK-së Basri Sejdiu, i cili pas inspektimeve të bëra gjatë orareve të kujdestarisë, suspendoi katër mjekë specialistë, pasi nuk ishin gjendur në vendin e punës.
Ndërsa një tjetër mjek përjashtoi nga puna, për shkak të mungesës së madhe të tij në vendin e punës.
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës