‘Let’s Do It Kosova’ ka bërë të ditur se sot do të ketë aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Në aksionin e pastrimit në qytet marrin pjesë kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
Në të njëjtën komunë po sot do të ketë edhe aktivitete të tjera duke filluar siç janë: pastrimi i disa zonave në qytet, pastrim i oborreve dhe përreth oborreve të objekteve arsimore në komunë, pastrim i oborreve dhe përreth oborreve të objekteve shëndetësore, si dhe largim i deponive ilegale.
Përveç Obiliqit, aksion pastrimi do ketë sot edhe në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Pashtriku” në Taslixhe.
Po ashtu, aksione pastrimi për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave nesër do të ketë edhe në Gjakovë, Istog dhe Malishevë./arbresh.info/
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...