Matoshi: Eksplantimi i zhavorrit nga lumenjtë, pa leje nga ministria

11:40 | 2 Prill 2019
A Z

Komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë takim njëra nga pikat e rendit të ditës ishte dhe Raportimi i Ministrit të Mjedisit Fatmir Matoshi.

Çështje tjetër për të cilin anëtarët e Komisionit për Bujqësi Pylltari dhe Mjedis kërkuan përgjigje nga Ministri Matoshi, ishte edhe eksplantimi ilegal i zhavorrit nga lumenjtë.

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu, pyeti Ministrin se a kanë leje të gjithë këtë operator që banjë zhavorr ilegalisht nga lumenjtë.

“Këta operator që banjë zhavorr a kanë pëlqime mjedisore ose leje. Shumica nuk kanë dhe pse nuk ju ndalet puna këtyre kompanive dhe Gurthyesve”, tha ai.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit Fatmir Matoshi.

Ai tha se asnjë nga operatoret që eksplantojnë zhavorr nga lumenjtë nuk kanë leje nga Ministria.

” Unë jam pak kohë në ministri dhe procedurat janë ashtu siç i kam gjetur. Leje mjedisor nuk kanë sepse ne s’mund të ju japim përderisa nuk e kthejnë mjedisin në gjendjen e mëparshme”, tha Matoshi.

Lidhur më eksplonuesit e zhavorrit ne e dimë se shumicën e rasteve bëhet edhe ilegalisht për eksplantim të lumenjve. Ne kemi qenë bashkë më policin në teren për këtë çështje”, tha ai.

E, lidhur më Guroret që operojnë në komunat e Kosovës, Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi gishtin ia drejton edhe Kuvendeve Komunale.

Sipas tij këto gurore leje marrin edhe nga Komunat e vendit aty ku dëshirojnë të operojnë.

” Sot në Kosovë askush se drejton gishtin kah kuvendet komunale por të Ministria pasi që Guroret paraprakisht marrin leje nga Komuna. Nga 112 sa kanë leje mjedisore 25 prej tyre janë në Gjykata”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale