Në Kosovë është hapur fabrika më moderne e xhamit.
M-Technologie që është pjesë e gjigantit Mabetex Group ka investuar plot 10 milionë euro me këtë fabrikë të re, shkruan portali arbresh.info.

E drejtori gjeneral i M-Technologie, Rrustem Pacolli me rastin e hapjes së fabrikës tha se u janë mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar në këtë projekt.
“Sot shënojmë edhe 10 vjetorin e M-Technologie që ka 15 mijë punëtorë. E për këtë e falënderoj të madhin Behgjet Pacollin. Me këtë fabrikë të re me teknologjinë më të re ne do të ia dalim kërkesave të klientëve tanë. Faleminderit të gjithëve për këtë gjë”, u shpreh ai.
Fabrika e re do të bëjë përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit, me teknologjinë e fundit, e cila përveç mbulimit të nevojave të tregut vendor, do të zgjerohet edhe në tregjet evropiane./Arbresh.info/
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së