Lëvizja “Vetëvendosje”, sot ka mbajtur një aktivitet simbolik, pranë Terminalit Doganor të Kosovës, më konkretisht në Fushë Kosovë. Në këtë aktivitet aktivistët e kësaj lëvizje vendosën një baner duke shprehur pakënaqësitë me qeverisjen aktuale.
Në këtë baner shkruhet, “Këtu grabitet ekonomia e Kosovës, shtjerret buxheti i shtetit dhe zbrazen xhepat e qytetarëve”, shkruan arbresh.info
Kryetarja e qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Fushë Kosovë dhe njëherësh edhe ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, Albana Gashi, në këtë aksion simbolik të lëvizjes, ka deklaruar se çdo ditë shohim shkatërrimin e ndërmarrjeve publike në vazhdën e ekonomisë së vendit dhe interesit publik.
“Prapa këtyre shkatërrimeve po fshehën interesat publike dhe klanore, por këto interesa janë të lidhura ngushtë politika dhe krimi i organizuar, interesi i ngushtë dhe kapitali kanë kapur mendjet e zyrtarëve publik që nuk po shqetësohen për fatin e të pagjeturve”, ka deklaruar Gashi, në këtë aksion simbolik.
Ajo ndër të tjera tha së edhe lidhja me vetë shkatërrimin e Telekom-it, e shumë kompanive të tjera.
Po ashtu ajo nuk la pa përmendur edhe kompaninë “Devolli Group”.
“Kompania ‘Devolli Group’, është sinonimi i ekonomisë së kapur, politikës së kapur, pushtetit të kapur dhe shtetit të kapur”, ka deklaruar Albana Gashi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/366757813930781/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...