Gjatë ditës nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në çështjen e bashkimit të Luginës me Kosovën nuk i beson askujt dhe është tmerruar nga qetësia e Luginës në këtë çështje.
E për këtë deklaratë ka reaguar lideri i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se Hazirin nuk duhet ta tmerrojë qetësia e liderëve të Luginës, pasi që çdo ide që vije nga Kosova e Shqipëria nuk e marrin seriozisht.
Tutje Kadriu ka thënë se Lugina nuk i beson as kryetarit të Gjilanit e as spektrit politik në përgjithësi në Kosovë.
Ky është shkrimi i tij:
Haziri, nuk duhet të ju tmerroj qetësia e liderëve të Luginës e as e qytetarëve të saj, pasiqë cdo ide që vie nga Kosova apo Shqipëria, luginasit nuk e marrin seriozisht. Kjo, pasiqë, ju dhe të tjerë e keni keqpërdorur tash e njëzet vjet kauzën e Kosovës Lindore për poenë poitikë. Bile ju jeni nga të parët që e përdorët këtë kauzë dhe nuk bëtë gjë për të. Premtuat trajtim të drejtë për këta qytetarë në Kosovë e në veqanti në Gjilan, dhe qfarë bëtë për ta? E vendosët në krye të zyres për Luginën një person që nuk as nuk është nga Lugina e as nuk haber me këtë cështje.
Haziri, Lugina nuk ju beson juve e as spektrit politik të Kosovës në përgjithësi, ngase përpos premtimeve boshe dhe gënnjeshtrave nuk keni bërë gjë tjetër.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...