Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është përshëndetur nga të gjithë.
Madje, thirrja e Ministrisë së Tregtisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosova Metohia”, ka nisur të aplikohet menjëherë në shumë komuna të Kosovës.
I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se produktet serbe do të mënjanohen nga tregu, pasi që kanë emërtim të padenjë.
“Ashtu si shumë komuna tjera, edhe Drenasi i është bashkëngjitur menjëherë komunave për kontrollin e menjanimin e produkteve të cilat për Republikën tonë kanë emërtim të padenjë. Produktet serbe do të mënjanohen nga tregu dhe nuk do të kenë vend në Drenas deri në një vendim tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.
Lladrovci poashtu ka bërë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme nga tregu janë hequr mallra me vlerë mbi 16 mijë euro.
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...
Greva dyorëshe: Kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve dhe garant...
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante