Më rastin e 21 vjetorit të rënies së familjes Jashari, nga Prekazi nipi i komandant Adem Jasharit ftoi institucionet që të jenë të bashkuar për Kosovën.
Ai tha se si UÇK-ja, të marrim shembull e të jemi të bashkuar për procese të rëndësishme.
“Tani jemi me kryetarin Lladrovci si zakonisht kemi bërë homazhe bashkërisht në shenjë kujtimi se vetëm të bashkuar mund i arrijmë qëllimet tona si UÇK-ja. Uroj qe ne të jemi të bashkuar në proceset e Kosovës“, tha Jashari, raporton arbresh.info.
Homazhe bashkë më Bekimin bëri edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Edhe Lladrovci përçoi mesazh nga varret e Jasharajve që të jemi të bashkuar si Tuzi.
“Vetëm kështu mund të arrijmë diçka”, tha ai.
“Çdo vit vijmë këtu për të ja kujtuar vetës mos të bëjmë gabime. I ftoj të gjithë shqiptarët që të jenë se bashku ashtu si Tuzi. Lavdi të gjithë dëshmorëve“.
Ndryshe nderime të shumta po bëhen më rastin e 21 vjetorit të rënie se Jasharajve./arbresh.info
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik