Djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ard Çeku, është liruar me procedurë të rregullt pasi mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës ku i janë gjetur tre qese me substanca narkotike në veturë.
Insajderi ka marrë vesh nga burimet e saja se djali i Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti i arrestimit ka ndodhur në rrugën “Hasan Lajçi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës po bënte ndalje rutinë të veturave. Substanca narkotike e kokainës është gjetur në veturën Audi A6 të djalit të dekanit në një pako të cigareve.
Lidhur me këtë rast është thirrur njësiti Anti-Drogë në Policinë e Kosovës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...