Lansohet portali për tregti “ Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”                                 

12:43 | 14 Shkurt 2019
M. A.

Të enjten Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë bërë lansimin e portalit për tregti “ Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.

Drejtori i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka treguar për përfitimet që do t’i kenë bizneset përmes kësaj platforme.

“Përmes platformës së udhëzheuzot të tregtisë ndërkombëtare do të ofron informacione deri të detaje për procesin e importit, eksportit dhe investimeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se kjo web faqe është e para nga vendet anëtare të CEFTA-së.“ kjo web faqe është e para ne te gjitha vendet që janë anëtare te CEFTA-së, publikim do të bëhet në tri gjuhë, shqiptare angleze dhe serbe”, ka thënë ai.

Ndërsa Naim Huriglica, ish- drejtor i përgjithshëm i Doganave të Kosovës ka prezantuar në detaje web faqen që  sipas tij  bizneset në Kosovë do të mund të gjejnë informacione te mjaftueshme.

E Bahri Berisha, drejtor i Doganës sa Kosovës e ka përgëzuar ekipin për punën e bërë.

“ I përgëzoj kompanitë që kanë arrit me punë në ketë web faqe dhe në krahasim me vendet e regjionit jemi më shume lehtësime tregtare”, ka thënë ai.

 “Të gjitha dhënat e nevojshme dhe investitorët ndërkombëtar do të mund të gjejnë të gjithë të dhënat e nevojshme ne faën e Doganës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Edhe drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe ofrimin e lehtësirave në të berit biznes në Kosovë.

E në fund të këtij prezantimi u kërkua nga krijuesit që te përditësojnë në kohë reale  të dhënat në këtë platforme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale