Emigrimin e njohim së fundmi si një fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian, ndonëse jo në të njëjta përmasa me ato të qytetarëve të shteteve të treta. Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.
Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin. Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika, raporton tch.
Numri më i lartë i punëtorëve që lëvizin në një shtet tjetër të BE-së i përket polakëve, të cilët zgjedhin masivisht Gjermaninë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...