Në fundjavë shumë ftohtë, të dielën borë e dobët. Acari i vërtetë vjen në fillim të javës.
Gjatë ditës së shtunë, për shkak që nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, e nga dita e diel, pritet të fryjnë erëra mesatarisht të fuqishme, ku pritet që vlerat e indeksit të zbresin në normale dhe të mira.
5.01.2019 – Shumë ftohtë. Në mëngjes do të ketë kthjellime, e gjatë ditës vransirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje të dobëta bore.
6.01 – Ftohtë. Kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
7.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.
8.01-9.01 – Të martën acar. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vranësirat shtohen. Ditën e mërkurë kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje bore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten nën vlera mesatare. Në fundjavë minimalet do të luhaten nga -9C deri në -4C, e maksimalet nga -2C deri në +2C. Në fillim të javës minimalet pritet të zbresin edhe deri në -11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-9m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të rritet lart mbi vlera normale.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...