Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për një seancë të veçantë, në përvjetorin e 21 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo seancë, sipas njoftimit do të fillojë në orën 15:30.
Si pikë e vetme e rendit të ditës është – Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, dje gjatë ditës nuk është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur për shpenzimet e Qeverisë, për shkak se nuk pati kuorum.
Në seancë ishin të pranishëm 20 deputetë, ndërsa 44 e kanë kërkuar seancën.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq, është shtyrë për datën 12 mars.
Dështimi për zgjedhjen e presidentit, reagon BE: “Ndjejmë ke...
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kem...
Haxhiu kujton masakrat e vitit 1999 në Drenicë: Falë tyre ne...
Shkarkimi i ambasadorit në Vatikan, Kërçeli i VV-së: Pati de...
Dafina Zeqiri ndan foton e ëmbël të djalit të saj
Mbi 250 gjoba për 10 ditë për motoçiklistët në rajonin e Pri...