Kusari-Lila, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga partitë politike që mblidhen me urgjencë në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japin drejtimin e duhur shtetit dhe presidentit.
Postimi i plotë:
Presidenti Kosovës Hashim Thaçi i vetëmandatuar për të udhëhequr negociatat me Serbinë, i përkushtuar të manipulojë dhe të krijojë konfuzitet si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, në Alpbach kërkoi mbështetje nga BE dhe SHBA për “pajtimin shqiptaro-serb”, ndërsa ende nuk ka ardhë në Kuvendin e Kosovës të kërkoj autorizim për planin më të rrezikshëm që nga viti 1999 të cilin e promovon pandalë, “korigjimin” e kufijëve me Serbinë.
Presidenti i Kosovës pa mandat nga organi më i lartë i vendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me qasjen e tanishme i barazon krimet e Serbisë në Kosovë me viktimat e Kosovës, duke përdorë gjuhën e cila neutralizon çfarëdo dallimi midis dy shteteve, në referencë të procesit të dialogut.
Duke e marrë parasysh rrezikun e lartë që këto veprime dhe deklarata të Presidentit të vendit i sjellin Kosovës dhe popullit të saj, në kundërshti me aktin më të lartë të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftojmë të gjitha partitë parlamentare që me urgjencë të mblidhemi në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japim drejtimin e duhur shtetit tonë, natyrisht pa Presidentin e Republikës.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...