Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi sot ka pranuar fajin për dëbimin jashtëligjor të gjashtë shtetasve turk në vitin e kaluar.
Kurti në një status në Facebook ka thënë se presidenti me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e shtetasve turq para Komisionit hetimor parlamentar.
Postimi i plotë:
Ndërmjet tubimeve anembanë Kosovës kundër PANhajnisë sot kishim protestën kundër kryeprokurorit pa kryeaktakuza. Njëkohësisht, shefi i tij që është President, me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve nga Turqia para Komisionit hetimor parlamentar. Vazhdojmë me tubime dhe protesta… Ata bashkë janë, bashkë do të shkojnë.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri