Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se me shpërbërjen e Kuvendit, mundësia për zgjedhje u kthehet qytetarëve.
Ai ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të merret me punë të mëdha e jo me tema të mëdha.
“Në parim nuk jemi kundër dialogut por jemi për dialog me parime. Seanca e fundit ishte mundësia e mundësisë. Ishte mundësia e deputetëve që t’ia kthej mundësinë qytetarëve të Kosovës. Është mundësia për një legjislaturë të re e për qeveri të mirë” tha ai.
“Tash për tash jemi në një proces me vullnet të mirë e për kurorëzimin e të cilit unë jam optimist”.
“Qeveria e ardhshme nuk do të duhej të merrej me tema të mëdha si demarkacioni që nuk na i solli vizat, por duhet të merret më punë të mëdha, arsimin, shëndetësinë”, tha ai./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë