Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka paralajmëruar protesta masive për largimin e qeverisë.
Kreu i VV-së tha se kryeministri dhe presidenti i ndan taksa ndaj Serbisë por i bashkon korrupsioni, raporton arbresh.info.

“Korrupsioni, papunësia dhe migrimi po rritet. Po shtohet hajnia e po zvogëlohet durimi, tha Kurti.
Kurti bëri te ditur që nga nesër do të fillojnë me tubime nëpër komuna e pastaj do të bëjnë edhe një mocion mosbesimi. Me këto tubime shkojmë bashkë drejt protestave që e largon këtë qeveri. Taksa duhet të mbetet, por kjo qeveri duhet të shkojë. Nuk pranojmë që kjo taksë të jetë biletë për vjedhje të buxhetit të Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët që të vijnë në këto tubime edhe simpatizues të partive tjera”, deklaroi ai.
I pyetur se a i kanë votat që përmes mocionit do të rrëzojnë qeverinë, Kurti tha: “Numrat për rrëzimin e qeverisë do t’i bëjmë njëherë në sheshet e Kosovës e pastaj edhe në Kuvend”./Arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri