Për tensionet mes një pjese të delegacionit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, analistët e kanë gjetur se kujt duhet t’i besohet.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se pati presion nga homologu i tij nga Shqipëria Edi Rama, e ky i fundit e mohoi. Krejt ky debat u bë rreth taksës.
Deklarata e kryeministrit Haradinaj duhet të merret më shumë si e vërtetë, thotë Arton Demhasaj, nga organizata ‘Çohu’, në një përgjigjeje për arbresh.info. Sipas tij kjo mund të merret parasysh që edhe më parë ka pasur tensione për heqjen e taksës.
“Duke marr parasysh që edhe në të kaluarën ka qenë një tension për pezullimin e taksës për një kohë dhe t’i hapet rrugë dialogut, unë mendoj se është e vërtet ajo që po deklaron kryeministri Haradinaj se ka pasur presion në Berlin nga kryeministri Rama për pezullim të taksës. Vetë fakti se në takim s’ka dëshmitar që munden më tregu se çka ka ndodh përveç fjalës së kryeministrit Haradinaj, atëherë edhe po bënë që kryeministri Rama të mbrohet më deklarata”.
Sipas Demhasaj, për këtë trysni kryeministri Rama ka mundur ta ketë mbështetjen edhe nga vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ne e dimë që ideja e korrigjimit të kufijve në një mënyrë ka qenë e bashkërendume mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Rama. Kjo mund të jetë në mbrojtje të ndërsjellat pasi që kanë qenë këta dy që një ide të tillë e kanë përkrahë”, është shprehur Demhasaj.
Analisti, Faik Krasniqi, thotë se në këtë rast më shumë mund t’i besojmë kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Sipas tij përderisa presidentit Thaçi dhe kryeministri Rama i ndërrojnë fjalët çdo pesë minuta, atëherë më e besueshëm mund të jetë deklarata e kryeministrit Haradinaj.
“Presidentit Thaçi që i ndryshon fjalët çdo pesë minuta, nuk i besohet për asgjë. Në këtë rast i besoj kryeministrit Haradinaj, se ka pasur presion nga Thaçi dhe Rama për heqjen e taksës, gjate Samitit në Berlin. Është poshtërsi kur dy shqiptarë bëjnë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Kjo tregon se me çfarë njerëz antikombëtarë kemi të bëjmë. Një bravo e madhe për kryeministrin Haradinaj, që nuk po lëshon pe lidhur me taksën dhe ndarjen e Kosovës, edhe pse lë shume për te dëshiruar në punën e tij si Kryeministër”.
Krasniqi thotë se qëllimi i heqjes së taksës për Ramën e Thaçin, ka një rendësi të madhe.
“Qëllimet e presionit nga Rama dhe Thaçi për heqjen e taksës dihen, në mënyrë që dialogu të vazhdojë dhe ta realizojnë planin e tyre për ndarjen e Kosovës. Hashim Thaçi dhe Edi Rama janë Esat Pashat e kohës moderne”, ka shtuar Krasniqi.
Kujtojmë se Samiti i Berlinit i cili u mbajt më 29 prill, nuk ka dhënë ndonjë rezultat për zhbllokimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Ndërsa një samit i ngjashëm do të mbahet në Paris më 1 korrik./V.Selimi/Arbresh.info/
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...