Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në prag të ndërprerjes së bashkëqeverisjes edhe në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do të shkarkojë tre drejtorët e Vetëvendosjes: Arben Vitia, Nora Kelmendi e Yll Rugova, ka mësuar KTV.
Burimet i kanë thënë televizionit se Ahmeti, i cili është i pakënaqur me veprimet e ish -partisë së tij në Kuvend, do të marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve brenda javës.
Ahmeti ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjet e televizionit.
Në një përgjigje të shkurtë, drejtori Rugova ka thënë se nuk ka informata për diçka të tillë.
Zyrtarisht, këtë informatë ka thënë të mos e ketë as drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Asnjë informatë nuk e kam, për asnjë iniciativë që ka marrë apo mund të marrë kryetari. Sinqerisht nuk e di çfarë të përgjigjem”, ka thënë Vitia.
Pasditen e së martës, pas përplasjeve të ashpra për Ndërmarrjen Publike Banesore në Kuvendin e Kryeqytetit, asamblistët e PSD-së kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...