Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perëndimor Peter Beyer dhe drejtorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë Johanes Rey, me të cilët ka biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Gjatë takimit me mysafirët nga Gjermania, kryetari Veliu i ka informuar ata për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillimin e komunës, planifikimet si dhe mundësitë për investime në të ardhmen.
Kryetari Veliu gjithashtu ka folur për bashkëpunimin e Podujevës me disa qytete të Gjermanisë, me ç’rast ka kërkuar ndihmën angazhimin e deputetit gjerman për jetësimin e nismave për bashkëpunim konkret me ato qytete, përcjell Telegrafi.
Kryetari Veliu që është edhe nënkryetar i LDK-së në takimin e sotëm me deputetin gjerman kanë biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e shkëmbimit (korrigjimit) të territoreve, pasi që Podujeva është komunë kufitare me Serbinë.
“Shprehëm qëndrim të përbashkët se që çështja e kufijve nuk është temë që i duhet Kosovës në fazën e finalizimit të dialogut me Serbinë”, ka thënë Veliu, përmes një postimi në Facebook.
Gjatë qëndrimit në Podujevë mysafirët nga Gjermania zhvilluan takim me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare rinore dhe shefat grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...