Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri Nenad Gjuriq, me zëvendës-drejtorin Besim Hoti si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore Mitrovicë-Veriu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe të trafikut regjional në veri.
Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës-veri, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.
Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për lëndët e vjetra nëpër stacione policore, me ç`rast kryeprokurori Syla, ka kërkuar që këto lëndë të trajtohen me prioritet nëpër stacionet policore që mbulon kjo drejtori.
Gjatë takimit të lartcekurit u pajtuan që çdo muaj të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri. /Telegrafi/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...