Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pati takim me drejtues të programit amerikan “World Learning Kosova” implementues i projektit të bursave për studime në SHBA.
Sipas Veselit, ky program ka edukuar qindra të reja e të rinj kosovarë dhe tha se diskutimi i tij me drejtues të këtij programi ishte që të vazhdojë bashkëpunimin.
Nga ky bashkëpunim, do të mund të përfitojnë shumë vajza dhe djem, me ç’rast Veseli u zotua se janë mjetet që do t’i participojë Kosova.
“World Learning Kosova”, implementues i projektit të bursave për studime në SHBA, nga programi i USAID, deri tani ka edukuar qindra të reja e të rinj kosovarë. Të gjithë ndjehemi mirë kur pas studimeve, ata kthehen për t’i shërbyer vendit. Sot, pata kënaqësinë që me drejtues të këtij programi amerikan të diskutojmë për bashkëpunimin e mëtejmë, në mënyrë që edhe më shumë vajza e djem të përfitojnë bursa shkollimi. Për këtë, tashmë i kemi zotuar mjetet që do t’i participojë Kosova”.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...