Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke iu uruar serbëve festën e Krishtlindjeve ortodokse, ka thënë se sfida më e madhe në vitin 2019 do të jetë stabiliteti dhe paqja në Kosovë.
“Paqja, lumturia dhe suksesi për popullin tonë në Kosovë është sfida më e madhe politike në vitin 2019”, është shprehur Bërnabiq, përcjell lajmi.net.
Ajo shtoi se Aleksandar Vuçiq, si president dhe kryeministër gjithnjë u përpoq t’i bashkonte serbët nga rajoni për t’iu treguar se Serbia mund t’i ndihmojë ata.
“Duhet të punojmë së bashku të mos humbim emrin dhe mbiemrin tonë serb. Nuk jemi kundër askujt por është e rëndësishme që të punojmë së bashku në mënyrë që të jetojmë në paqe”, përfundoi Bërnabiq.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë