Kryeministri: Kosova të jetë shembull për respektimin e të drejtave të njeriut

09:46 | 16 Nëntor 2018
V. S.

Grupi koordinues ndërministror për të drejtat e njeriut në Kosovës ka mbajtur takimin e radhës.

Më këtë raste Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të jetë shembull për respektimin e të drejtave të njeriut.

“Në shoqërinë ton e rendon obligimi që të drejtat e njeriut të njihen dhe të zbatohen në jetë më norma ligjore dhe me rregulla të veprimet të caktuar.  Në Kosovë janë aprovuar disa ligje që kanë pesh dhe e japin një garanci  për zbatimin e drejtave të njeriut. Çdo ligj që aprovohet duhet të jetë në bazë të drejtave të njeriut. Jam i gëzuar që edhe Kosova e ka ligjin për mbrojtje nga diskriminimin dhe për barazi gjinore. Ne Kosovë jo shuam gjatë e dimë se në çfarë mase janë cenuar të drejtat e njeriut dhe tash Kosova duhet të jetë model për respektimin e drejtave të njeriut. Krahas barazisë ligjore nuk ka gjë të keqe më ja shtua edhe humanizmin tonë”.

E  Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka treguar se Ministria është duke e respektuar ligjin për kategoritë e dalura nga lufta.

Sipas ministrit deri tash për statusin e viktimave të dhunës seksuale  deri tash kanë pranuar 827 aplikacione.

“ Ne si Ministri ushtrojmë detyrat edhe përgjithësitë për të drejtat e qytetareve pa dallim kategorisë. Ministria është duke e zbatuar ligjin për kategoritë e dal ura nga lufta. Ne lidhje më viktimat e dhunës seksuale kemi nxjerre disa ligje dhe rregullore. Për të zbatuar të gjitha proceset janë ndarë një numër i konsiderueshëm buxhetit. Kemi bërë udhëzues për pranimin e formularit për  viktimat e dhunës sociale. Kemi kryer pothuajse infrastrukturën për njohjen e viktimave të dhunës sociale. 827 aplikacione kemi pranuar deri teshë për statusin e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë. Të gjithë të interesuarit s’do të mund të aplikojnë në disa Komuna dhe organizatat të ndryshme. Ka qenë një proces i gjatë dhe ka kërkuar një interesim më të mëdha. Për këtë kategori do të punohet edhe më shumë dhe do të ju ofrojmë qasje të lehtë në të gjitha shërbimet, nga Shëndetësia e deri të punësimi”.

Ndërsa  zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka treguar se lidhur më të drejtat e njeriut Ministria rendësi të madhe i ka dhënë riatdhesimit të fëmijëve në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarr masat e parapara për të siguruar një ambient të sigurt për të drejtat e njeriut. Ne kemi ndërmarr një serë masash për parandalim të dhunës  në shkolla e familje. Është e rëndësishme të përmendet se 4roli i organeve është aktiv. Një çështje tjetër është rasti i fëmijëve të riatdhesuar dhe ne kemi punuar në këtë drejtim. Ministria e punëve të Brendshme se bashku më donatorë  ka siguruar buxhet të mjaftueshme për fëmijët riatdhesuar në Kosovë. Mbi 3884 fëmijë të riatdhesuar deri tash kanë marruar mbështetje nga kjo iniciativë. Edhe në të ardhmen do të punojmë në këtë çështje”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale