Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, agjendën e reformave evropiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.
Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar komisionerin Hahn me proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e vendosur për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian.
Duke folur për çështjen e vizave, kryeministri Haradinaj shprehu edhe njëherë zhgënjimin ndaj BE-së në raport me Kosovën, dhe tha se përkundër përmbushjes së kritereve të përcaktuara, Kosova mbetet vendi i vetëm me regjim të vizave.
“Liberalizimi i vizave është domosdoshmëri për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Të rinjtë tanë, po ashtu, meritojnë të lëvizin lirshëm sikurse moshatarët e tyre nga e gjitha bota”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për përmbushjen ERA2, për të cilin fakt qeveria e vendit është duke punuar intensivisht në avancimin e saj.
Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin kryeministri shprehu qëndrimin e Kosovës për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme.
Po ashtu në këtë takim është folur edhe për zhvillimin ekonomik në vend dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...