Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi në drejtim të tij është bërë përmes një e-maili, të cilin Bahtiri e kishte hapur në mëngjes.
Kërcënimi thuhet të jetë shkruar në gjuhën serbe dhe se ndërlidhet pikërisht me insistimin e Bahtirit, për hapjen e urës së Ibrit.
Lidhur me këtë çështje Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar si kanosje dhe se në hetim nuk po marrin pjesë vetëm hetues të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.
“Sa i përket rastit të djeshëm, është duke u hetuar si kanosje. Nuk ka ndonjë risi, ndërsa me rastin përveç hetuesve të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, në hetim po marrin pjesë edhe Njësia për Krime Kibernetike nga niveli qendror”, ka thënë shkurt Zaiti.
I pari i Mitrovicës së Jugut dje nuk ka hezituar të deklarojë se kërcënimi në drejtim të tij u bë pikërisht nga njerëzit e njëjtë që e patën kërcënuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
“Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe…nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt. Mesazhi për qytetarët e mi është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, pati deklaruar dje Bahtiri.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim